Ndërhyrje për burg, dëmtim i rëndë për ish-lojtarin e Barcelonës (VIDEO)
Dëmtim horror për ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Los Angeles Galaxy, Giovano dos Santos, aktualisht pjesë e Club America në Meksikë.

30-vjeçari u largua mes dhimbjesh dhe frikës nga fusha në përballjen e nxehtë me Gudalajaran, pas një përplasjeje me kundërshtarin Besino.

Nga pamjet duhet qartë se futbollisti i Guadalajaras, me një kohë vonesë në ndërhyrje dhe me taka të ngritura, i shkaktoi një çarje të thellë dos Santosit pak mbi gju. Kryesori nuk heziton dhe nxjerr kartonin e kuq, ndërsa dos Santosi, pasi mori ndihmën e parë, u largua me barelë nga fusha.

Dëmtimi i rëndë i Giovani dos Santos e kalo në plan të dytë rezultatin e ndeshjes (Club America fitoi 4-1, ndërsa Guadalajara e mbylli takimin me 9 futbollistë).

Shtuar më 29/09/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori