Ndërpritet gjatë intervistës, shikoni klasin e vërtetë të Pogbas (VIDEO)
Paul Pogba ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të formës së tij, por shumicën e rasteve nga deklaratat që francezi bën.

Kësaj here ka rënë në sy reagimi i mesfushorit të Manchester United, ku gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit, atij i ka ardhur në drejtim një top i cili është goditur nga një shok i skuadrës për shaka dhe me qëllim që të arrinte te mesfushori.

Pogba e ka parë mjaft mirë topin, por nuk ka reaguar thuajse fare duke mos i dhënë një vëmendje të madhe. Ai ka buzëqeshur për pak dhe më pas ka vazhduar intervistën normalisht. Francezi i është bashkuar ekipi të tij në Dubai ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

“Ylli” i United duket se ka rilindur me ardhjen në stol të Solskjaer, ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 4 herë dhe ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në këto 5 ndeshjet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori