Vdes në stërvitje ylli shqiptar i futbollit amerikan (VIDEO)
Ylli shqiptar i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka ndërruar jetë të hënën e janarit, ndërsa ishte duke u stërvitur me shokët e ekipi të tij. Ishin te kota përpjekjet e bashkëlojtarëve por edhe e mjekut, për ta rikthyer Serxhon 22 vjeçar në jetë.

Steve Goralski, trajneri i futbollit amerikan ne gjimnazin Stevenson te qytezes Sterling Heights ne Michigan tha se Serxho Guraleci po jetonte ëndrrën amerikane. Të hënën, Guraleci, një ish lojtar i futbollit amerikan ne gjimnazin Stevenson dhe Universitetin Shteteror te Wayne ne Michigan, vdiq gjate nje stervitjeje në një kompleks stervitor në kontene Macomb.

Guraleci, i lindur ne Shqipëri, ishte 22 vjec. "Ky ishte një djalosh, i cili erdhi nga Evropa me familjen e tij, i cili e bëri veten një lojtar te mirë futbolli amerikan dhe punoi per te shtruar rrugën e tij drejt kolegjit. Ai ishte duke jetuar ëndrrën amerikane",tha Goralski.

Eshtrat e djaloshit shqiptar do të prehen në Shqipëri, sipas dëshirës që u pati shprehur të njohurve. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori