Ndeshje e "çmendur", Chelsea - Southapmton mbyllet në barazim (VIDEO)
Chelsea nuk ka arritur më shumë sesa një barazim kundër Southampton.

Ndonëse ishte dy herë në epërsi në ndeshjen kundër Southampton, Chelsea ka arritur vetëm një barazim me rezultatin 3:3.

Timo Werner hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 15’ shënoi për rezultatin 1:0.

I njëjti lojtar vërtetoi formën e tij të lartë duke tundur rrjetën edhe në minutën e 28’ të ndeshjes.

Mysafirët reaguan me anë të Ings për të ngushtuar epërsinë në 2:1, kur luhej minuta e 43’.

Adams barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 57’, por gëzimi nuk zgjati shumë për mysafirët, pasi vetëm dy minuta më vonë, mesfushori gjerman, Kai Havertz, shfrytëzoi asistimin e bashkëkombësit të tij, Timo Werner, për rezultatin 3:2.

Kur mendohej se Chelsea po merrte tri pikët e radhës, në skenë doli Vestergaard, me golin e minutës së 92’, për rezultatin 3:3 dhe për një pikë të madhe të Southampton.

Kujtojmë se në këtë ndeshje, për Chelsea regjistroi debutimin edhe Hakim Ziyech, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72’.

Me këtë barazim, Chelsea mori pikët e teta në pesë ndeshjet e para, kurse Southampton shkon në shtatë pikë.
Shtuar më 17/10/2020, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori