Bayern Munchen ka barazuar në derbin ndaj RB
Leipzig në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga.
Fillimisht ishin mysafirët të cilët shënuan në
minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku.
Por, nuk vonoi përgjigja e bavarezëve, në
minutën e 25′ hyri në lojë 17 vjeçari Jamal Musiala, i cili në
minutën e 30′ shënoi gol.
Pas vetëm katër minutash lojë, në
minutën e 34′, Thomas Muller, kaloi vendasit në avantazh.
Përgjigja e mysafirëve ishte e shpejtë, Justin Kluivert, realizoi për
Leipzig në
minutën 36′.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-2.
Në pjesën e dytë,
Leipzig sërish shënoi për rezultatin 2-3, golin e realizoi Emil Forsberg në
minutën 48′.
Bayern edhe njëherë ju desh të rigjejë golin, ata e gjetën atë përmes Thomas Muller në
minutën 75′, rezultati u barazua në 3-3.
Me këtë barazim, skuadrat qëndrojnë në vendet e mëparshme,
Bayern qëndron në vendin e parë me 23 pikë gjithsej, ndërsa RB
Leipzig qëndron në pozitën e dytë me 21 pikë.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 20:30