Ndodh çudia në Gjermani, arbitri mbyll pjesën e parë, por kthenë lojtarët në fushë për të akorduar penalltinë (VIDEO)

Pëlqej
Ndeshja mes Mainz dhe Freibug do të mbahen në mend gjatë për tifozët gjerman të futbollit.

Dy skuadrat që po luftojnë për ta siguruar pjesëmarrjen edhe për nj vit në Bundesliga janë duke e zhvilluar një ndeshje të fuqishme.

Edhe pas dominimit të Mainz pjesa e parë u mbyll 0-0 nga arbitri i ndeshjes.

Por që në aksionin e fundit Mainz ishte në sulm dhe lojtarët e Freiburg kishin prekur topin me dorë, por kjo nuk ishte parë nga arbitri.

Edhe pse lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, gjyqtari Guido Winkmann, i ktheu përsëri në fushë për të akorduar penalltinë.

Pablo De Blasis ishte i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar Mainzin përfundimisht në dhomat e zhveshjes në epërsi 1-0.

Një ngjarje interesante në Bundesligë, që këtë vit për herë të parë e përdor VAR-in. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori