Në grumbullim kundër dëshirës, Pogba shfaqet i nervozuar me shokun e skuadrës (VIDEO)
Pol Pogba po kalon një moment të vështirë me Mançester Junajtid. Mesfushori francez ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar teksa dy klubet më të interesuara janë Real Madrid dhe Juventusi.


Duke qenë se këtë sezon "Djajtë e Kuq" kanë mbetur jashtë Champions League, ndërsa Pogba ka marrë shumë kritika për paraqitjen në fushë, pavarësisht se zhvilloi një nga sezonet më të mirë në aspektin individual., lojtari kërkon të largohet nga "Old Trafford".

Mirëpo, Junajtid nuk i ul nën 150 milionë pretendimet e saj, ndërsa së fundmi skuadra është grumbulluar në Australi. Në fakt, dëshira e francezit ishte që në këtë periudhë të ishte rregulluar m,e skuadrën e re, megjithatë është detyruar të udhëtojë së bashku me ekipin.

Por, Pogba nuk i ka fshehur nervat, të ndikuara edhe nga fakti i merkatos, teksa në një video të postuar nga klubi i Mançesterit pas stërvitjes, dallohet mesfushori i cili komunikon me tone të larta me Lingard. Megjithatë, i vëmendshëm ishte mbrojtësi Lindelof, i cili ndërhyri menjëherë duke mos e lënë situatën të avanconte.
Shtuar më 09/07/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori