Nënkampionët priten si heronj (VIDEO)

Edhe pse nuk arriti të ngrejë trofeun e kampionit, edhe Italia e Prandellit është pritur nga shumë tifozë në aeroportin e Romës.

Anëtarë të familjeve të futbollistëve italianë dhe fansa të përfaqësueses azzure i kanë uruar mirëseardhjen nënkampionëve të Europës të cilët bënë një paraqitje shumë të mirë në Poloni dhe Ukrainë.

Ashtu si spanjollët edhe italianët janë pritur nga presidenti Xhorxhio Napoletano, i cili ka falënderuar një për një të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për këtë dhuratë kaq të bukur që i bënë popullit italian në këtë situatë të vështirë ekonomike.

Ekipi është pritur për disa minuta edhe nga Presdienti i Republikës Giorgio Napolitano dhe pasi kanë dalë nga Pallati Presidencial janë pritur me duarttrokitje nga një numër i madh tifozësh që kishin dalë në rrugë për ti përshëndetur. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2012, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori