Nervozohet Neymar (VIDEO)
Neymar nuk po jeton momentin e tij më të mirë. Sulmuesi brazilian pasi u bë protagonist në polemikat e shpërthyera për kryqëzimin e tij në kopertinën e revistës "Placar", u shfaq i nervozuar në fushën e lojës.

Në ndeshjen mes Santosit dhe Gremios, Nejmar e pa veten të dënohet 2 herë nga arbitri i takimit. Fillimisht 20-vjeçari mori kartonin e verdhë për shkak të protestave kundrejt arbitrit pasi pretendoi një faull ndërkohë që ai simuloi.

Pak çaste më vonë, Neymar u bë protagonist i një faulli të ashpër duke shkelur mbi kundërshtarin e tij dhe në këtë rast arbitri nuk ngurroi t'i tregojë sulmuesit kartonin e kuq.

Ishte një episod i rrallë ky për yllin e Santos, pasi zakonisht është ai që i bën mbrojtësit të dënohen me karton të kuq.

Ndeshja mes Santosit dhe Gremios përfundoi në barazim 1-1. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2012, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori