Nesta: Lamtumirë Milan (VIDEO)
"Do të marr me vete momentet më të bukura të këtyre 10 viteve. Do të mbesin gjithmonë në zemrën time". Këto ishin fjalët e Alessandro Nesta, i cili sot zyrtarizoi largimin nga Milan.

Ndeshja e fundit me fanellën e kuqezinjëve për mbrojtësin lacial do të jetë ajo e së dielës përballë Novarës.

Alessandro Nesta erdhi te Milan nga Lazio në shtator 2002 dhe pas 10 vjetësh suksesi dhe trofesh largohet nga 18 herë kampionët e Italisë.

"Do marr me vete mbresat më të mira për njerëzit që punojnë në Milanello, të gjithë atyre që më kanë bërë të ndjehem mirë. Më vjen keq që po largohem por ata do të mbesin gjithmonë miqtë e mi", u shpreh i emocionuar Nesta.

Më pas ai foli edhe për kolegun e tij, brazilianin Thiago Silva: "Më kërkoi të rrija edhe një vit por e kisha vendosur largimin tim. Gjithsesi ai është Nesta i ri i Milan". /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2012, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori