Neuer: Ishim dobët në sulm, Mane ma punoi te goli (VIDEO)


goli i bukur i Sadio Mane, që e shtyu Liverpool-in drejt fitores 3-1 ndaj bavarezëve në “Allianz Arena”, duke siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i “Reds” ishte “klinik” në ekzekutimin e tij, dha një tjetër dëshmi se Manuel Neuer nuk është në lartësinë e emrit.

Sidoqoftë, portieri Neuer e çliroi veten nga fajësia në intervistën që dha pas ndeshjes, duke treguar se dominoi aftësia e Mane mbi nxitimin e tij për të dalë nga porta.

"Unë mund t’i kuptoj njerëzit, kur thonë se dalja ime ishte e gabuar, por Mane bëri me të vërtetë mirë, - tha portieri i Bayern Munich për “Sky Germany”. - Doja ta bllokoja Mane, por ai bëri një punë të shkëlqyer. Tentova ta mbyllja rrezen e tij, më pas bëri atë lëvizjen mashtruese me trup. Nuk e prisja që do ta kontrollonte topin aq mirë. Ishte e qartë që do të vendosesha në një situata një kundër një, kështu që vendosa që të dilja menjëherë”.

“Ne nuk kishim fuqi në sulm, krijuam pak raste për shënim. Pra, nuk e rrezikuam shumë kundërshtarin. Rezultati është i drejtë, edhe pse më dhemb ta pranoj. Nuk na mungonte motivimi, të gjithë mezi e prisnim këtë ndeshje. Pasi shkuam 1-1 duhej të kishim më shumë vetëbesim. Goli i Van Dijk na i preu këmbët”.
Shtuar më 14/03/2019, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori