Nevoja për një qendërmbrojtës, Jurgen Klopp zgjedh shtatlartin anglez (VIDEO)
Merkato e Liverpool është fokusuar te një qendërmbrojtës. Kampionët e Anglisë po vuajnë në repartin e prapavijës si pasojë e dëmtimeve të Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Shumë emra janë përfolur, por Liverpool Echo raporton se Jurgen Klopp ka vendosur të investojë te Ben White, 23-vjeçari i Brighton. 19 ndeshje ka luajtur këtë sezon lojtari anglez.

Paraqitjet fantastike kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit gjerman të Liverpool. “The Reds” po përgatisin një ofertë për Brighton, me synimin për të siguruar White për pjesën e dytë të sezonit.
Shtuar më 15/01/2021, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori