Neymar fillon të ecë përsëri pa paterica (VIDEO)

Pëlqej
Neymar ka filluar të ecë përsëri pa paterica pasi po vazhdon me rekuperimin e tij pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Braziliani pësoi thyerje të ashtit në shputën e këmbës së djathtë në fitoren 3-0 të PSG-së kundër Marseille më 25 shkurt dhe në atë kohë iu dhanë tre muaj kohë për t’u riaftësuar nga doktorët pas një operacioni të suksesshëm.

Megjithatë, pa dyshim Neymar është duke i riaftësuar me shpejtësi, pasi së fundmi ka postuar një video ku shihet duke ecur pa ndihmën e patericave, të cilës ia ka bashkangjitur këtë mbishkrim" Kurrë më me paterica!" /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori