Neymar me shokë mposhtin bindshëm Cervena Zvezdën (VIDEO)
Pëlqej
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore binddëse me rezultatin 1-4 kundër Crvena Zvezdës në Beograd, fitore kjo që ka kualifikuar atë si fituese të grupit C në UEFA Champions league.

Parisienët ishin më të mirë që në fillim të takimit ku kaluan në epërsi në minutën e 9' me Edinson Cavanit.

Rezultati u dyfishua pas një supergoli të Neymarminutën e 40' ku kaloi tërë mbrojtjen serbe dhe shënoi një gol të bukur.

Pjesa e dytë filloi më mirë për serbët, të cilët ngushtuan epërsinë në minutën e 56' të takimit me golin e Marko Gobeljic.

PSG reagon në minutën e 74' duke shënuar me Marquinhos kurse në minutat shtesë shënon gol edhe Mbappe.

Me këtë fitore PSG siguron vendin e parë në Grupin C dhe kualifikohet si e para në grup duke lënë në vendin e dytë Liverpoolin. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori