Neymar me shokë shkatërrojnë Guingampin në Paris (VIDEO)
PSG ka shkatërruar me rezultatin 9-0 Guingampin në "Parc des Princes".

Goleada e PSG filloi me Neymarminutën e 11 që kaloi në epërsi skuadrën e tij.

Pas Neymar në listën e golashënuesve shtohet edhe Mbappe i cili shënon dy gola, një në minutën e 37' dhe një tjetër në të 45'.

minutën e 59' dhe 66' Cavani shënon dy gola, pasi në minutën e 68' Neymar shënon golin e dytë personal.

Edhe Cavani realizon hat-trick në minutën e 75', pas ti është Mbappe që po ashtu shënon hat-trick në minutën e 80'.

Kurse fatin këtij takimi e vendos Muenier që shënon golin e nëntë dhe të fundit të këtij takimi në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitoreje PSG renditet në vendin e parë me 53 pikë në, 13 më shumë se Lille që janë në vendin e dytë më 40 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori