Neymar-Messi, Barça shkon në +5 (VIDEO)
Barcelona nuk ka ndermend të heqë dorë nga kreu i Primera Division. Në ndeshjen e javës së 33 katalanasit triumfuan në derbin kundër Espanyol duke fituar 0-2.

Të dy golat e takimit u shënuan që në pjesën e parë me autorë Neymar dhe Messi (17 dhe 25).

Me fillimin e pjesës së dytë Barcelona mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Jordi Alba-s në minutën e 55, por kjo nuk e ndryshoi rezultatin e ndeshjes, që u mbyll me fitoren e pastër të Blaugranave, përcjell Portali Albeu.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 81 pikëve, 5 më shumë se Real Madrid që luan nesër në mbrëmje në transfertën e vështirë të Celta Vigos. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori