Neymarit i ka ardh në majë të hundës. Mezor po pres që kjo të mbarojë dhe e vërteta të dalë në shesh (VIDEO)


Neymari ka qenë në stacionin policor në Sao Paulo për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve për akuzat për përdhunim të bëra ndaj tij.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit i mohoi të gjitha pretendimet se ai e kishte përdhunuar Najila Trindaden, të cilët e kishte njohur përmes Instagramit, dhe ai insiston se është viktimë e shantazhit dhe shpifjeve.

Braziliani arriti në stacioni policor veshur në rroba me ngjyrë të zezë dhe me paterica për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës së tij të djathtë.

Hetuesja Juliana Bossacos e takoi Neymarin në mes të një rrëmuje të mediave dhe turmës së tifozëve që e brohorisnin 27-vjeçarin, i cili është lojtari më i famshëm brazilian.

Neymari mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar dhe ai u shoqërua në këtë takim nga avokatët e tij.

Faleminderit për mbështetje të gjithëve. Unë jam shumë i qetë. E vërteta herët apo vonë do të dalë në shesh. Dhe dëshira e vetme që e kam në këto momente është që kjo të përfundojë sa më parë. Faleminderit”, u shpreh Neymar.
Shtuar më 14/06/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori