Ngec Napoli, Juve +6 (VIDEO)
Napoli bën një tjetër hap pas në luftën për titullin kampion pasi sigloi barazimin e dytë rresht në kampionat. Në "Friuli" të Udines, fitoi mërzia sepse të dyja skuadrat e treguan më të kujdesshme për të mos pësuar, çka e çoi takimin në një barazim pa gola. Skuadra e Mazzarrit tregoi që në minutat e para se kishte shkuar në Udine për t’i dhënë një sinjal kampionatit pas fitores së Juventusit 3-0, por Hamsik dhe Cavani nuk u treguan të rrezikshëm përpara portës së Brkiç që dhuroi një paraqitje pozitive. Rastin më të pastër e shpërdoroi sllovaku që i vetëm përballë gardianit bardhezi nuk arriti të godiste saktësisht në minutën e 34-rt.

Nga ana tjetër, Muriel dhe Di Natale janë motori i vërtetë për vendasit, duke tensionuar disa herë ndeshjen e napoletanëve. Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të lartë sepse Udinese gjeti më shumë hapësira në skuadrën mike të orientuar drejt sulmit.

Rastin e parë e pati Pereyra që humbi një gol të pabesueshëm pas goditjes së Di Natales në minutën e 51-të. Minuta e 69-të shënoi edhe episodin më flagrant të Napolit sepse Cavani shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar pas kromimit të Armeros, duke e nxjerrë topin pak centimetra larg shtyllës së djathtë të Brkiç.

Me këtë barazim, Napoli shkon në kuotën e 52 pikëve, 6 më pak se Juventusi i vendit të parë. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori