Vetëm pak ditë më parë mbylli me fitore betejën me pandeminë dhe menjëherë zbriti në fushë për të përmbyshur ëndrrën e tij, të launte përballë Juventusit në Champions League.
Vetëm pak minuta i mjaftuan dhe nga këmbengulja e tij erdhi edhe goli i
vetëm i Ferencvaroshit në atë ndeshje.
Ndërkohë ditën e sotme
Myrto Uzuni ka bërë një rikthim vërtetë të frikshëm si titullar.
Një gold he dy asist mbajnë autorësinë e “bishës” kuqezi dhe gjithçka në
vetëm 45 minuta.
Asisti i parë do të vinte në minutën e 15, ndërsa 5 minuta më vonë do të tregohej altruist, teksa i gjendur në zonën
kundërshtare zgjedh të pasojë topin te Boli, që me portn bosh dyfishon shifrat.
Por shijen e golit do e festonte edhe
Myrto Uzuni kundër Mezokovesd Zsory. Në momentet e fundit të pjesës së parë talenti shqiptar tund rrjetën
kundërshtare, duke e dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh të pastër 3-0.
Uzuni dëshmon edhe njëherë formën e tij mjaft të mirë, ndërsa pritet që një ecuri të tillë ta vijojë edhe me fanellën e Kombëtares në neshjet e ardhshme.
/Sport Ekspres/
Shtuar më 08/11/2020,
ora 18:03