Një gol i mjafton Sheffield për të mposhtur Arsenalin (VIDEO)
Sheffield United e ka mposhtur Arsenalin 1-0 në ndeshjen e fundit të javës së 9-të.

Francezi Lys Mousset ishte autori i golit të vetëm për Sheffieldin, që morri 3 pikë tepër të rëndësishme.

Arsenali pati një nga paraqitjet më të dobëta të këtij sezoni, duke regjistruar disfatën e dytë sivjet.

Rastin më të mirë e pati Granit Xhaka në pjesën e parë por nuk arriti të realizonte.

Londinezët mbesin në vendin e 5-të në Premier Ligë me 15 pikë, ndërsa Sheffieldi ngritet në vendin e 9-të me 12 pikë.
Shtuar më 21/10/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori