Një kartolinë nga Kombëtarja (VIDEO)
Mbërrijnë në kampin stërvitor në Perros Guirec, fotot e futbollistëve të kombëtares. Për plotësimin e dëshirave të fansave të shumtë të skuadrës tonë kombëtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka përgatitur një set me kartolina dhe postera me lojtarët kuqezinj.

Për çdo futbollist, janë përgatitur kartolinat personale , ndërkohë që ka edhe kartolina të të skuadrës me uniforma loja dhe me kostum. Gjithashtu është prodhuar një sasi e madhe postaresh të skuadrës, si me uniformën e lojës ashtu edhe me atë personale, raporton FSHF.

Te gjitha këto do t’ju shpërndahen futbollistëve për ti dhuruar, për fansat e tyre.
Shtuar më 08/06/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori