"Një natë në Stamboll", superfinalja Milan-Liverpool bëhet film (VIDEO)
Pëlqej
Finalja historike e Champions League 2005 mes Milanit dhe Liverpool ka mbetur e paharrueshme në mendjet e tifozëve të futbollit e veçanërisht atyre kuqezinj.

Ekipi italian e mbylli pjesën e parë 3-0 duke lënë të mendohej se gjithçka kishte marrë fund, por në 45 minutat e dyta "The Reds" arritën të barazonin dhe më pas të shpalleshin kampionë Europe pas goditjeve të penalltive.

Dhe kështu, pas 9 vjetësh Liverpool ka vendosur që finalen e stadiumit "Ataturk" ta bëjë film. Promoja e tij është prezantuar dhe titulli do të jetë "One Night In Istanbul", "Një natë në Stamboll". /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori