Duket se në këtë kohë krizë ka vend vetëm për Sheikët dhe
Abramovich për të
shpenzuar para për merkaton. Ky i fundit pritet të marrë kurorën e “Mbretit’ të
merkatos për këtë sezon pasi deri tani ka
shpenzuar 42 mln
Paund ose 50 mln Euro për Eden Hazard e Marko Marin, kampionët e Evropës kanë bërë goditjen e tretë të
merkatos.
Bëhet fjalë për mesfushorin e ri të Internacional,
Oscar që po shkëlqen çdo ditë e më shumë, si me ekipin por edhe me kombëtaren braziliane ( e tregojnë 5 ndeshjet radhazi të luajtura si titullar). Për të firmosur me 20-vjeçarin
Abramovich nuk e kishte të lehtë sepse mundi konkurrencën e Tottenhamit që kishte bërë më parë ofertën prej 18 mln
Paundësh, e si për të thyer rivalët, manjati rus firmosi menjëherë çekun prej 25 mln
Paund për të marrë lojtarin e talentuar.
20-vjeçari, që emrin e plotë e ka
Oscar dos Santos Emboaba Junior do të jetë numri 10 i Chelseat e pritet të marrë vendin e Frank Lampard ndërsa në “Stamford Bridge” do t’i bashkëngjitet kolonisë së brazilianëve, Ramires, Luiz e Lucas Piazon. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2012,
ora 10:38