Një super-Totti mbron nderin e Romës (VIDEO)
Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit italian. Roma dhe Lazio janë ndarë në barazim 2-2 në ndeshjen e javës së 18 të Serie A, në një ndeshje ku emocionet kanë qënë të pranishme në çdo sekondë.

Lazio e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Mauri dhe Felipe Anderson në minutat 25 dhe 29, por në pjesën e dytë një super Francesco Totti, me dygolëshin e tij riktheu qetësinë në "Olimpico".

Me këtë barazim Roma kap Juventusin në krye me 40 pikë, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Lazio ruan vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve.

Në këtë takim Lorik Cana luajti si titullar për 90 minuta duke marrë edhe një karton të verdhë. /albeu.com/

Rezultatet e ditës së sotme në Serie A:

Inter 3 - 1 Genoa
Atalanta 1 - 1 ChievoVerona
Cagliari 2 - 1 Cesena
Fiorentina 4 - 3 Palermo
Verona 3 - 1 Parma
Roma 2 - 2 Lazio
Sampdoria 1 - 0 Empoli
Napoli 20:45 Juventus
Shtuar më 11/01/2015, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori