Një tank me goma! Detaje mbi blindin me targa ruse që u përplas mbrëmë në Tiranë (VIDEO)
Ka ngjallur mjaft kureshtje përplasja e një makine të blinduar me targa rusë në Tiranë, ndërkohë që shoferi e braktisi automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00. Automjeti i blinduar tip 'Mercedes Benz G Class' në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes drejtuesi nuk u gjet aty kjo ngriti dyshime se ai mund të ishte një person i rrezikshëm ose i shpallur në kërkim.

Por më pas është njoftuar se drejtues i mjetit G Class është një 34-vjeçar E.D., banues në Shkodër. Ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet e saktë arsyeja që ky person lëvizte me një automjet të blinduar e me targa ruse që vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh.

Makina ka 563 kuaj fuqi dhe mund të konsiderohet me plot gojë një tank me goma që ecën në rrugë. Versionet më të përhapura të saj kanë një motor 5000 ç me benzinë duke e bërë një ndër konsumatorët më të mëdha të karburantit për mjetet e llojit të saj. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori