Kopje e McGregor, ky boksier po i çudit të gjithë (VIDEO)
Conor McGregor mund të jetë në limitet e karrierës së tij në MMA, por irlandezi do të ketë një kopje të tij të bukur brenda ringut.
Bëhet fjalë për Maurice Adorf, i cili ka ngjashmëri të çuditshme me yllin e UFC.

Gjermani i talentuar ka kopjuar thuajse gjithçka nga teknika, lëvizjet madje dhe nga pamja e jashtme nënkampionin e peshave të mesme të UFC.

Një gjë e tillë u pa në ringun e "Fight Club Gelsenkirchen", ku Adorf mori fitoren e tij të dytë në karrierë.

Nga hyrja e tij në kafaz deri te mënyra se si godet të kujtonin McGregor. Lëvizje këto që duket se kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve drejt tij, që te Adorf shikojnë një McGregor të ri.
Shtuar më 05/02/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori