Njihuni me stadiumin më modern në planet (VIDEO)
Më 3 shkurt në Atlanta të SHBA-ve do të inagurohet stadiumi madhështor i "Mercedes-Benz", i cili do të mirëpresë një ndeshje të futbollit amerikan.

Ky stadium është rikonstruktuar për të marrë pamjen aktuale dhe për ta bërë atë në një ndër mrekullitë e inxhinierisë së kohëve moderne.

Një ndërtesë e mahnitshme që është hapur në gusht të vitit 2017 dhe prej asaj kohë është punuar pa fund për të, me pronarin Arthur Blank që ka shpenzuar 48 milionë dollarë për rikonstruktimin e tij.

Janë gjithsej 72,000 vende me mundësi për të zgjeruar deri në 75,000 vende për evente të mëdha.


Shtuar më 01/02/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori