Nuk e do fanellën e Juves, reagimi epik i djaloshit (VIDEO)
Juventusi humbi nga Napoli në transfertë me rezultatin 2-1 dhe nuk shfrytëzoi mundësinë që të shkëputej edhe më tepër nga Interi, i vendit të dytë.

Përveç ndeshjes ajo që ra në sy dhe po shpërndahet në rrjetet sociale, është një video, ku një djalosh bën me shenjë nga kamera që nuk është tifoz i Juventusit, por mban veshur fanellën sepse duhet të dilte në fushë për të shoqëruar në fushë lojtarët e Napolit.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar jo pak të qeshura.
Shtuar më 26/01/2020, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori