Nuk ia doli tu shmangte, Zidane e pëson keq ndaj Cesta Vigos (VIDEO)
Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane u përfshi në një përplasje me lojtarin e Celtas e cila nuk rezultoi i lehtë.

Skuadra madrilene që vazhdon të kryesojë në La Liga, u ndal në barazim 2:2 në ‘Santiago Bernabeu’ – kësisoj diferenca me Barcelonën në tabelë është vetëm një pikë.

Por, përveç se ekipi i tij dështoi të arkëtojë tri pikët, kjo edhe në aspektin personal ishte një mbrëmje për t’u harruar për trajnerin Zinedine Zidane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Celta Vigos, Joseph Aidoo, në një moment gjatë pjesës së dytë ndërhyri edhe në teknikun francez, që ndodhej afër vijës së rivënies anësore.

Madje, Zidane pësoi goditje në fytyrë, që mund të shihet edhe në pamjet e videos më poshtë.
Shtuar më 17/02/2020, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori