Nuk ka fitues në Teuta-Partizani, buzëqesh Vllaznia (VIDEO)



Mbyllet në barazim kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, Teuta-Partizani, rezultat i cili kënaqi më shumë Vllazninë që ruajti diferencën prej 9 pikësh në klasifikim ndaj të dyja ekipeve.

Ndeshja e “Niko Dovanës” nisi vrullshëm që në start, me Partizanin që zhbllokoi shifrat duke marë avantazhin pas vetëm 8 minutash lojë.

Ky rezultat nuk mund të pranohej nga “Djemtë e Detit” që u hodh e gjitha në sulm në kërkim të barazimit.

Pas disa përpjekjesh durrsakët e gjetën golin me Blerim Krasniqin që goditi saktë pas një harkimi nga këndi.

Në pjesën e dytë Teuta shpërdoroi një rast të artë me Blerim Krasniqinminutën e 60-të, me Alban Hoxhën që ndali goditjen me kokë të sulmuesit.


minutën e 80-të Partizani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Valentino Muratajt, por me një lojtar më pak Partizani iu afrua në dy raste golit në minutat e fundit të ndeshjes fillimisht me Bitrin që humbi një shans të shkëlqyer me kokë dhe më pas me Eraldo Çinarin, goditja e të cilit fluturimthi u ndal nga një mbrojtës kundërshtar.
Shtuar më 25/01/2021, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori