Flamurtari dhe
Kamza e mbyllën në një barazim dramatik me gola (2-2) sfidën e javës së 25-të në Kategorinë Superiore.
Një sfidë spektakolare dhe interesante në Vlorë, që në fund pa të dyja ekipet të marrin vetëm një pikë.
Ekipi i Duros u duk më kërkues, por ishin miqtë ata që zhbllokuan me Raçiç në të 28-tën, pas një penalltie të kontestuar.
Në të dytën më pas, ishte Sidibe që
barazoi shifrat, por Plaku kaloi në avantazh skuadrën e tij, pas disa minutash. Vlen të përmendet që në atë moment, vlonjatët ishin me 10 lojtarë, pasi Bicaj u ndëshkua dy herë me karton të verdhë.
Teksa
Kamza po shkonte drejt fitores,
Flamurtari mori një penallti, dhe ishte Zhufo ai që
barazoi sërish.
Pas këtij barazimi
Flamurtari renditet në vedin e 5 me 37 pikë, ndërsa
Kamza në vendin e 7 me 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018,
ora 19:30