Nuk mjafton kryevepra e Gerrard, Everton barazon in-extremis (VIDEO)
Pëlqej
Derbi i Merseyside nuk ka fitues. Liverpool ka humbur një rast të shkëlqyer për të dalë me tre pikë nga përballja me Everton pas një supergoli të kapitenit Steven Gerrard në minutën e 65 të takimit. Pas një faulli të fituar nga Mario Balotelli, legjenda e "The Reds" ekzekutoi një goditje dënimi të mrekullueshme duke mposhtur portierin Tim Howard.

Por kur kronometri regjistronte minutën e fundit të ndeshjes Phil Jagielka gjeti golin e barazimit duke bërë të heshtë "Anfield Road" dhe të të çmendet tifozët e Everton.

Me këtë barazim Liverpool ngjitet në kuotën 7 pikëve pas 6 javësh, ndërsa Everton në kuotën e 6 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori