Nuk po vendos për të ardhmen, PSG-ja merr vendim drastik ndaj yllit të skuadrës (VIDEO)
PSG-ja ka marrë një vendim drastik ndaj mesfushorit Adrien Rabiot.

Klubi parizien ka vendosur të pezullojë 23 vjecarin nga skuadra e parë duke e lënë të stërvitet me të rinjtë, shkruan Albeu.com.

Adrien Rabiot i mbaron kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni por ai dëshiron të largohet që në merkaton e janarit.

Fantazisti ka qënë i përfolur për një kalim të munshëm tek Barcelona por deri më tani nuk ka pasur asgje konkrete.

Kryeqytetasit po i bëjnë presion për rinovimin e kontrtës por ai deri më tani e ka refuzuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori