Odise Roshi i jep fitoren FSV Frankfurtit (VIDEO)
Tjetër gol për Odise Roshin në Bundesliga II. Mesfushori i Kombërares shqiptare i dha fitoren FSV Frankfurtit në transfertë me Leipzigun në javën e 21-të të kampionatit.

Në minutën e 58 të kësaj sfide 23-vjeçari fierak përfitoi nga një pasim i gabuar i portierit kundërshtar Coltorti dhe pasi e shmangu këtë të fundit e dërgoi me lehtësi topin në rrjetë.

Një gol me shumë peshë ky i numrit 22 të FSV Frankfurtit, pasi rezultoi me vlerë trepikëshi.

Edhe një javë më parë në sfidën e shtëpisë me Nurenberg, Roshi shënoi golin e parë për skuadrën e tij, që në fund fitoi me rezultatin 2-1.

Gjatë këtij sezoni Roshi është aktivizuar në 11 ndeshje të kampionatit, duke realizuar 3 gola. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2015, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori