Operohet talenti i Chelsea, pritet të rikthehet më shpejt nga sa u përfol (VIDEO)


Callum Hundson-Odoi ka mbyllur sezonin pasi u operua në këmbën e tij të majtë. Talenti i Chelsea këputi tendinin e Akilit në ndeshjen ndaj Burnley këtë të hënë.

Koha e tij e rikuperimit do të jetë 4 muaj sipas medieve angleze, ndërkohë që për dëmtime të ngjashme rikthimi më parë ka qenë 9 muaj deri në 1 vit.

Pas operacionit 18-vjeçari postoi një video në rrjete sociale ku falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë për të, teksa theksoi se rruga e rikuperimit fillon që sot.

Kujtojmë që për sulmuesin anglez kishte shumë zëra që e kalonin tek Bayern Munich, duke qenë se tek Chelsea nuk i dhanë minutat e duhura për të luajtur si titullar. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori