Osmani ka një dedikim special për golin (VIDEO)

Heroi i Skënderbeut në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës në barazimin ndaj Laçit me golin e tij. Pas ndeshjes, Tefik Osmani bëri një dedikim special për golin e shënuar:

“Kam përjetuar një periudhë shumë të vështirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë ndenjur afër. Edhe këtë gol ia kushtoj kujtimit të vëllait tim.

Për sa i përket ndeshjes, unë jam në dispozicion të trajnerit dhe luaj ku të dëshirojë trajneri, nuk diskutohet kjo. Unë luajta në mesfushë, e di ai nëse e bëra mirë detyrën.

Konflikti im me Dajën tek Elbasani? Për ta thënë në formë batute, kemi qenë të dy të rinj. Trajneri Daja ishte në fillimet e tij si trajner dhe unë shumë i ri, e ndoshta e kam pasur unë fajin për ndonjë moment nxitimi”, tha Tefik Osmani.

Shtuar më 01/02/2017, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori