Pamje mahnitëse nga tuneli i Bernabeu në ndeshjen kundër Las Palmas (VIDEO)
Pëlqej
Real Madridi nuk është klubi më madhështor në botë vetëm për nga mënyra se si ka dominuar futbollin Europian dhe Spanjoll në historinë e tyre.

Klubi Madrilen është një klub me një organizim të jashtëzakonshëm brenda vetes edhe në aspektin e organizimit të ndeshjeve në stadiumin e tyre, pavarësisht kundërshtarit që do të luajnë.

Shembulli më i mirë që e dëshmon këtë është ndeshja e fundit ndaj Las Palmas në La Liga që Madrilenët e fituan me rezultat 3-0.

Klubi Madrilen ka publikuar një video në rrjetet sociale me të gjitha pjesët që nga përgatitja e zhveshtores, arritja e lojtarëve në stadium, ngrohja e lojtarëve, qëndrimi dhe kalimi në fushë nëpërmjet tunelit, gjatë ndeshjes së fundit në kampionat.

Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme me këto pamje ‘spektakolare’ dhe ‘mahnitëse’ nga tuneli në Bernabeu ndaj Las Palmas:/Albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori