PAMJET/Tërmeti tmerron durrsakët, të gjithë në rrugë për të shmangur sërish tragjedi (VIDEO)
Shqipëria është tronditur sërish nga dy tërmete të njëpasnjëshme dhe të fuqishëm në pak sekonda.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 5.4 i shkallës rihter, ka tronditur Durrësin, Tiranën, Dibrën dhe shumë qytete të tjera në të cilat është ndjerë apo aq i fortë.

Nga informacionet e para mësohet se tërmeti ka zgjatur plot 10 sekonda duke frikësuar qytetarët të cilët tashmë kanë pushtuar rrugët e Tiranës e Durrësit.

Sipas institutit të gjeoshkencës epiqendra është në Hamallajt të Durrësit dhe paraprakisht tërmeti ka qenë 5.4 ballë.

EMSC dhe aplikacionet janë bllokuar, për shkak të dyndjeve të mëdha nga qytëtarët të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë. /albeu.com/



Shtuar më 28/01/2020, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori