"Panenka" më e shëmtuar që përfundoi në rrjetë (VIDEO)
Në kampionatin australian, Brisbane Roar, ish-skuadra ku shpërtheu vite më parë Besart Berisha, humbi thellë 3-5 në shtëpi me Adelaide United, por më shumë se rezultati i këtij takimi tërhoqi vëmendjen penalltia e realizuar nga futbollisti vendës, Eric Bautheac, për rezultatin e përkohshëm 3-2.

31-vjeçari francez vendosi të realizonte një "Panenka", që vetëm e tillë nuk mund të etiketohet, megjithatë, për fatin e tij, topi përfundoi në rrjetë, duke shkaktuar madje ilaritet te të pranishmit në stadium. Të kopjosh ekzekutimin e ish-futbollistit çekosllovak nuk do vetëm guxim, por edhe cilës.
Shtuar më 26/04/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori