Tifozët e futbollit u shokuan sot kur futbollistit të
Lionit, Martin Terrier, i ra të fikët në fushë në mënyrë krejt të papritur.
22-vjeçari ra me shpinë në
fushën e gjelbërt. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai u transportua jashtë
fushës drejt e në spital.
Pas përfundimit të sfidës Lion-Tuluz 3-0,
klubi i
Lionit komunikoi se lojtari
pësoi sinkopi Vasovogale, e cila shkakton humbje të qëndrueshmërisë fizike dhe psikologjike për shkak të rënies së presionit të gjakut.
Shtuar më 26/01/2020,
ora 19:24