Joachim Low para miqësores me Paraguajin pati deklaruar se do
Gjermania e tij do t’i tregonte dhëmbët kundërshtarit dhe madje duke regjistruar dhe një rezultat të thellë, por në fund atyre që i kërcasin dhëmbët nga të dridhurat janë gjermanët që barazojnë 3-3 miqësoren me amerikano jugorët duke rrezikuar madje dhe të humbasin. Gjermani-Paraguaj rezulton menjëherë një sfidë zjarr me të dyja ekipet që prodhojnë jo vetëm raste por dhe gola që në start.
Ekipi i Low ende pa i ngrohur motorrët, e gjen veten në disavantazh përballë kombëtares që aktualisht është më e dobta në Amerikën e Jugut. Paraguajanët shënojnë në minutat 9 dhe 13-të me anë të me Nunez dhe Pitoni, për një avantazh të dyfishtë që gjermanët i lë totalisht të shokuar.
Por
Gjermania nuk është ndër ato kombëtare që dorëzohet dhe Gundogan e Muller mbërthejnë sërish rezultatin deri në minutën e 31-të. Tani pritet kthesa e gjermanëve, por “
Pancerat” calojnë sërish dhe përpara pushimit, Samudio i bën për dush të ftohtë për herë të tretë kur i jep avantazhin amerikano-jugorëve. Tre herë kampionëve të Botës do t’i nevojiten plot 30 minuta për të arritur te goli barazimit, të cilin e gjeti në të 75-tën me Bendner.
Gjithësesi deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe
Gjermania e Lëv detyrohet të kënaqet me një barazim ndryshe nga ajo që pretendonte trajneri i saj,
Joachim Loeë që tashmë duhet t’i japë përgjigje pyetjes, se pse
pancerat pësojnë kaq shumë në mbrojtje. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2013,
ora 00:14