Parashikimi i FIFA19, goli i fitores në finalen e Championsit do të shënohet nga Shaqiri (VIDEO)
Xherdan Shaqiri mund të mos jetë në formacionin e parë të Liverpoolin për përballjen me Tottenhamin në finaleLigësKampionëve, mirëpo për të është parashikuar se do ta shënojë golin e fitores në këtë finale për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Faqja zyrtare e LigësKampionëve në rrjetin social Instagram e ka shpërndarë një video të Castros i cili e parashikon rezultatin e finales së këtij sezoni të LigësKampionëve.

Në këtë finale, Liverpooli i Jurgen Kloppit do të ketë punë me Tottenhamin e Mauricio Pochettinos, me të cilët është ndeshur edhe më parë në këtë sezon, për shkak se të dy klubet garojnë në Premierligë.

Xherdan Shaqiri ishte pjesë e formacionit të parë të Liverpoolit që e siguroi rikthimin tronditës në përballjen me Barcelonën, dhe tani Castro e ka parashikuar se 27-vjeçari do të jetë vendimtar edhe në finale.

Sipas parashikimit në FIFA 19, Liverpooli do ta fitojë titullin e LigësKampionëve falë golit të shënuar nga Shaqiri në minutat e fundit të ndeshjes.

Xherdan Shaqiri i ka zhvilluar 30 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, në të cilat ai i ka shënuar gjatë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera./albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori