Partizani fiton me spektakël ndaj Lushnjës (VIDEO)




Partizani arriti një fitore të thellë, në takimin e javës së 22-të ndaj Lushnjës.

Skuadra e Starovës shënoi plot 6 herë ndaj lagunarëve, nga 3 gola për secilën pjesë. Mes borës, por edhe një stadiumi të boshatisur, të kuqtë arritën të tregonin spektakël dhe gola.

Me këto tri pikë, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, dhe ngjitet në vendin e gjashtë, por përveç pikëve, skuadra e Starovës rregullon edhe golavarazhin që deri më tani e kishte në disfavor. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori