Partizani fiton përballjen ndaj Flamurtarit për një vend në kupat evropiane (VIDEO)

Pëlqej
Partizani ka arritur të fitojë kryendeshjen e javës së 26-të ndaj Flamurtarit, teksa fitoi minimalisht 1-0, me një gol të Edgar Çanit.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, por nuk ditën t'i finalizonin.

Më pas, në të dytën Dalipi vendosi të hedhë në fushë Edgar Çanin, dhe ky ndërrim rezultoi fitues.

Ishte pikërisht sulmuesi shtatlartë, që pas 9 minutash në lojë, shënoi me kokë, dhe deri në fund i shërbeu të tijve për këtë fitore.

Vlen të përmendet edhe një gol po i Çanit, por që u anulua gabimisht nga anësor për pozicion jashtë loje.

Kështu, me këto tri pikë, “demat” pozicionohen në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e 6 me 37 pikë, dhe kështu ia dalin të parakalojnë vlonjatët në renditje, dhe fitojnë kështu këtë “finale” për një vend në kupat evropiane. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori