Partizani i pafat, mposhtet në shtëpi nga Sheriff Tiraspol (VIDEO)
Partizani zhgënjen në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit në shtëpi. Të besuarit e drejtuar nga trajneri Skënder Gega u mundën minimalisht 0-1, me një gol të pësuar që në minutën e 23 të ndeshjes.

I vetmi rrezik në këtë sfidë për kampionët e vendit ishte ai i pjesës së dytë me anë të Çinarit, mirëpo sulmuesi shkodran nuk arrit të gjuante saktë me kokë.

Ende asgjë nuk është mbyllur përsa i përket kualifikimit në raundin e 3-të, mirëpo duhet thënë se "demat" më mirë dhe më të freskët u dukën në përballjet që patën me Qarabagun.


Me këtë rezultat, komplikohet kualifikimi i Partizanit për në turin tjetër, ndonëse gjithçka do të vendoset në sfidën e të enjtes së ardhshme në Moldavi, por për të besuar, "të kuqtë" duhet të ndryshojnë tërësisht qasjen në ndeshje.
Shtuar më 25/07/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori