Partizani mund me lehtësi Korabin, ngjitet në krye me Kukësin (VIDEO)
Partizani për herë të parë gjatë këtij sezoni ngjitet në vendin e parë në renditje së bashku me Kukësin. Të kuqtë e Starovës kanë fituar me lehtësi 2-0 ndaj Korabit.

Partizani ka kaluar në minutën e 31-të në avantazh. Pas një pasimi në zonë prej Filit nga e djathta, topi përplaset në trupin e qendërmbrojtësit kundërshtar Elvis Prençi dhe përfundon në rrjetë.

Të kuqtë nuk ndalen me kaq pas një minute pas një kombinimi të bukur me Bardhin, Ekuban e dërgon topin sërish në rrjetë. Ky ishte i 11-të në kampionat për sulmuesin italo-ganez, i cili rigjen rrugën e rrjetës pas tri javësh.

Partizani tashmë është në kuotën e 52 pikëve, po aq sa Kukësi por me një golaverazh më të dobët. Laçi mundin 1-0 Flamurtarin me një gola të Nikës në minutën e 57-të. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori