Partizani publikon pamjet: Si u sulmuam nga jashtë stadiumit në Kukës (VIDEO)
Klubi i Partizanit ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një video ku vërteton se tifozët e kuq u sulmuan me sende të forta nga jashtë stadiumitminutën e 62-të të ndeshjes, moment pas të cilit pati një përplasje mes tyre dhe forcave të rendit.

“Siç duket qartë nga pamjet filmike, në sektorin ku ishin akomoduar tifozët e kuq në minutën e 62’ nga jasht ambjenteve të stadiumit kanë vërshuar sende të forta në adresë të mbështetësve të Partizanit. Fill mbas kësaj minute ndodhi edhe përplasja e tifozëve me forcat e rendit.

Argumentet faktojnë se deri në minutën e 62’ tifozeria e kuqe ka patur një sjellje korrekte në shkallët e stadiumit.” – shkruan klubi i Partizanit.

Shtuar më 28/02/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori