Pas super ndeshjes kundër Ekuadorit, Leos i thuren elozhe nga e gjithë Argjentina (VIDEO)
Pëlqej
Dyshimet mbi paraqitjen e Messi-t me përfaqësuesen e tij janë zhdukur dhe kjo për shkak të paraqitjes së tij ndaj Ekuadorit, me elozhet që kanë ardhur nga të gjitha anët.

Lojtarët, trajneri dhe gazetat kanë ngritur në qiell paraqitjen në Quito ku ai shënoi tre golat e fitores 3-1.
“Ai është Zoti i kësaj loje”

Shoku i ekipit te Barcelona dhe përfaqësuesja Javier Mascherano nuk ka nguruar asnjëherë të mbështesë mikun e tij dhe pas ndeshjes me Ekuadorin ai ka bërë të njëjtën gjë si përherë.
“Leo tregoi edhe njëherë se është Zoti i kësaj loje. Kur ke aftësitë e tij…nuk ka rëndësi, ti duhet ta ndihmosh në çdo mënyrë. Futbolli i ka borxh një Kupë Bote”

Jorge Sampaoli i ka thurur elozhe që kur ishte kundërshtari i tij me Kilin dhe Sevilla-n, dhe tani që është në të njëjtin krah mund ta shijojë tamam eksperiencën.

“Do të ishte e palogjikshme nëse lojtari më i mirë në botë të mos merrte pjesë në Kupën e Botës. Ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe ky ishte një triumf për lojtarët, raporton TeleSport. Në chatin e grupit thamë se donim ta dërgonim Messi-n në Kupën e Botës, dhe fatmirësisht kjo ndodhi.”
Më i miri, pa dyshim”

Mauro Icardi dha mendimin e tij mbi Messi-n në një foto që bëri me heroin e tripletës të cilën më pas e ngarkoi në rrjetet sociale me përshkrimin: “Me më të mirin e historisë, pa dyshim.”
“Xhuxhi ishte fantastik”

Angel Di Maria gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Ekuadorit dhe më pas ai ka shpjeguar: “Xhuxhi ishte fantastik, ashti siç ka qenë në ndeshjet e mëparshme.
“Ai është i mrekullueshëm, më i miri dhe falë tij Argjentina do të shkojë në Kupën e Botës. Duhet ta ndihmojmë që të luajë ashtu siç ai di. Këtë gjë bëmë dhe prandaj ai u ndie rehat.”
“Kur na duhet ai shfaqet”

Portieri argjentinas Sergio Romero: “Askush nuk debaton me Messi-n. Ata duan që ai të bërë 20 gola në një ndeshje çka është e pamundur edhe për atë që është më i miri në botë.
“Kur ai duhet ai nuk të lë në baltë. Ai mori ekipin përdore dhe ishte fantastik edhe njëherë. Jemi krenarë që është Argjentinas.”
Shtypi: “Në një nivel me Zotin”

Shtypi argjentinas e kishte Messi-n në faqen e parë të çdo gazete dhe titulli kryesor i Ole ishte ai që të tërhiqte më tepër vëmendjen: “Në një nivel me Zotin.”
Shtuar më 12/10/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori