Penalltia mjeshtërore e Candrevas (VIDEO)
Italia nuk mundi sërish të fitojë ndaj Spanjës duke u tradhëtuar nga penalltia e gabuar e Bonuccit. Iberikët fituan 7-6 dhe tashmë e shohin veten në finalen e 30 qershorit ku do të përballen me vendasit e Brazilit.

Por gjatë gjuajtjeve të penalltive ajo çka ra më shumë në sy ishte 11-metërshi mjeshtëror i Antonio Candrevas. Futbollisti i Lazios, një prej më të mirëve në fushë, edhe pse pa eksperiencën e duhur për përballje të tilla, gjunëzoi me një penallti alla-Pirlo të madhin Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori