Për të mbrojtur bashkëlojtarin, Depay përleshet me tifozin e klubit të vet (VIDEO)


Lyoni ishte duke e festuar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pas barazimit me rezultat 2:2 me RB Leipzgiun, kur gjërat ndryshuan për të keq në Francë.

Memphis Depay e pa një tifoz të grupit ultras të Lyonit duke e mbajtur një flamur ku kritikohej bashkëlojtari i tij, Marcelo. Depay u mundua t’ia largojë tifozit atë flamur, ku shfaqej një gomar.

Rudi Garcia e kishte emëruar Depayn kapiten të skuadrës muajin e kaluar, duke e lavdëruar futbollistin holandez për aftësitë e tij si lider në fushën e lojës.

Pikërisht këto aftësi i shfaqi mbrëmë Depay, i cili e dëshmoi përkrahjen për bashkëlojtarin e tij, duke vrapuar drejt tifozitflamur, gjë që e shkaktoi përleshjen mes tifozëve, lojtarëve e rojeve të sigurimit në Parc OL.

Kritikat me ton racist ndaj Marcelos kanë qenë të pranishme që një kohë të gjatë tani, pasi që braziliani u akuzua për mungesë të profesionalizmit.

Depay kishte shënuar gjatë ndeshjes, duke ndihmuar të barazohet rezultatin pas dy penalltive të konkretizuara në gola nga Leipzigu gjatë pjesës së parë të ndeshjes. Ky barazim i mjaftoi Lyonit për ta vazhduar rrugëtimin në Champions.
Shtuar më 11/12/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori